Home Aktualitet Osmani: Me ar...

Osmani: Me armët ruse, Vuçiç po mendon aneksimin e veriut sipas modelit të Krimesë

33
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për ‘La Repubblica’, flet për të gjitha nga ‘akti terrorist’, siç ajo e quan, deri tek marrëdhëniet me SHBA e BE, si edhe procesin e dialogut me Serbinë.

Osmani thotë se Vuçiç me armët e Rusisë po mendon aneksimin e Mitrovicës së Veriut sipas modelit të Krimesë. Por e para e Kosovës shprehet për mediat italiane se Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popull të gatshëm për të mbrojtur lirinë e saj me çdo kusht dhe se NATO është me ta.

“Ai ka pasur gjithmonë pretendime territoriale, tani ai dëshiron të përdorë modelin e Putinit për një aneksim të stilit të Krimesë. Natyrisht nuk do ta lejojmë. Ne punojmë me forcat e NATO-s për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi, pavarësinë tonë”, tha Osmani.

Sa i takon procesit të dialogut, Osmani shprehet se Kosova është treguar e gatshme që të zbatojë marrëveshjet, por nga ana tjetër Serbia nuk ka zbatuar asgjë. E pyetur nëse do ketë një takim me palën serbe, Osmani thotë se sulmi duhet të ndezë reflektim në Bashkimin Europian dhe nëse kërkojnë një dialog të frytshëm, presidentja e Kosovës bën thirrje që BE të ndryshojë qasjen ndaj Vuçiçit.

“Jo, asgjë nuk është planifikuar. Në këtë moment duhet të përballemi me përgjegjësinë e Vuçiqit për sulmin ndaj Kosovës dhe për lëvizjet në kufi. Sulmi terrorist i datës 24 duhet të ndezë reflektim në BE: nëse dëshiron një dialog të frytshëm, do të duhet të ndryshojë politikën e saj ndaj Vuçiqit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit