Home Kosova Pandemia në K...

Pandemia në Kosovë, vala e re kërcënuese

13
0

Beteja profesionale e mjekut infektolog Salih Ahmeti në Kosovë nisi duket u informuar nga kolegët e tij Shqiptarë për të kuruar pacientët e parë nga koronavirusi.

Në karrierën e tij 30 vjeçare, ai është përballur me shumë viruse dhe infeksione, por Covid-19 e detyroi të shfletonte sërish librat e të nisë konsultimet me kolegët e tij.

Sjellja e virusit ishte e paparashikueshme dhe çdo pacient paraqiste simptoma të ndryshme. Pranë qendrave të vaksinimit në Prishtinë qytetarët kanë një pjesëmarrje të lartë. Të rreshtuar për marrjen e një doze janë edhe moshat e reja, ato të cilat nuk i kanë shpëtuar infektimeve ditët e fundit.

Nisur nga kjo situatë që po rëndohet përsëri ditë pas dite, qytetarët po e pranojnë më shumë vaksinimin dhe e shohin si mënyrën e duhur për të frenuar përhapjen e virusit.

Në Kosovë, qytetarët janë të detyruar të mbajnë maska edhe në ambiente e hapura, në të kundërt gjobat nisin nga 35 euro. Lokalet shërbejnë vetëm në ambientet e jashtme, ndërsa aktivitetet janë të kufizuar. Që nga nisja e pandemisë janë konfirmuar mbi 155 mijë raste pozitive, nga të cilët mbi 2700 pacientë kanë humbur jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit