Home Bota Pandemia shka...

Pandemia shkakton tragjedi, 8 pjestarë të familjes vdesin nga koronavirusi

21
0

Një familje në provincën veriore të Rizes në Turqi humbi 8 anëtarë të saj prej koronavirusit. Familja prej 25 anëtarësh u godit rëndë nga pandemia pasi fillimisht kishin neglizhuar simptomat.

Një ndër pjestarët e familjes Genç në Rize shprehet se fillimisht u infektuan babai dhe i biri, të cilët jetonin në Stamboll.

Pas problemeve të hasura dhe kalimit të disa ditëve ata u dërguan në spital nga familjarët, por pa rezultat.

Pas tyre u infektuan me radhë edhe familjarët e tjerë duke e çuar bilancin e tragjedisë në 8 të vdekur.

Familjarët e mbetur vendosën më pas të vaksinohen me qëllim mbrojtjen nga koronavirusi.

“Që prej vaksinimit nuk ka patur më të infektuar”, shprehet Ali Genç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit