Home Aktualitet Panik në ajër...

Panik në ajër/ Avioni merr flakë pasi godet një zog, piloti bën ulje emergjente

43
0

Një video që bën xhiron e internetit tregon momentin tronditës kur motori i një Airbus A321 shpërtheu në flakë të dielën pasi goditi një zog ndërsa fluturonte mbi Brazil.

Mediat e huaja njoftojnë se, avioni i LATAM Airlines, me bazë në Kili, ishte nisur nga Salvador për një fluturim tre-orësh drejt Sao Paulo, kur një zog goditi papritur krahun e djathtë të avionit.

Videoja nga brenda fluturimit tregon shkëndijat që vijnë nga motori ndërsa piloti kthehet për të bërë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Salvador-Deputado Luís Eduardo Magalhães.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit