Home Bota Panik në një ...

Panik në një stacion metroje në New York, të paktën 13 të plagosur (FOTO)

94
0

Këtë të martë në stacionin e metrosë në Brooklyn, në New York, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri. Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur, ku personi i dyshuar se hapi zjarr është ende në arrati. Dëshmitarët thanë se autori i dyshuar mbante një maskë antigaz.

Zjarrfikësit dolën në rrugën afër metrosë pas raportimeve për zjarr dhe gjetën se disa persona ishin qëlluar dhe po ashtu gjetën pajisje të pashpërthyer, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Nju Jork.

Një fotografi e postuar në rrjete sociale tregon njerëz që ndihmonin pasagjerët e gjakosur të cilët ishin të shtrirë në stacionin e metrosë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit