Home Bota Papa: Vëllezë...

Papa: Vëllezër ndaluni! Lufta është gjithmonë një humbje

42
0

Papa Françesku ka kërkuar që t’i jepet fund konfliktit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit. Sipas tij, lufta është gjithmonë një humbje.

“Edhe një herë mendimet e mia shkojnë për atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë. Jam shumë i shqetësuar dhe i hidhëruar. Lutem dhe jam afër të gjithë atyre që po vuajnë; pengjet, të plagosurit, viktimat dhe familjarët e tyre.

Mendoj për situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe jam i trishtuar që spitali Anglikan dhe Kisha Ortodokse Greke janë bombarduar së fundmi.

Ripërsëris thirrjen për hapjen e hapësirave në mënyrë që ndihmat të vazhdojnë të hyjnë në Gaza dhe që pengjet të lirohen. Lufta është gjithmonë një humbje. Është shkatërrim i vëllazërisë njerëzore. Vëllezër, ndaluni”, ishte ky mesazhi që Papa përçoi sot.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit