Home Bota Parada anti-C...

Parada anti-Covid në vendin që nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus

459
0

Koreja e Veriut ka organizuar një paradë ushtarake gjatë natës, por ndryshe nga mjetet e rënda ushtarake, këtë herë në qendër të skenës ishin efektivët e veshur me kostume mbrojtëse kundër koronavirusit, dhe të tjerë duke ngarë traktorë dhe makina zjarrfikëse.

Parada u organizua me rastin e 73-vjetorit të themelimit të shtetit, ku theksi u vendos te përpjekjet për të luftuar pandeminë. Gjithsesi, shteti që zyrtarisht quhet Republika Popullore Demokratike e Koresë, raportohet se po kalon një krizë ekonomike, me mbylljen e kufijve që ka rritur mungesën e ushqimeve, medikamenteve dhe karburantit.

Lideri Kim Jong Un tërhoqi vëmendjen me fizikun e dobësuar, teksa përshëndeste i buzëqeshur turmës në sheshin “Kim Il Sung” të Penianit. Ndryshe nga daljet e mëparshme publike, ku thuajse gjithmonë vesh kostume të stilit të Mao Ce Dunit, këtë herë ai ishte veshur me kostum të stilit Perëndimor, me kravatë.

Koreja e Veriut, që ndan një kufi mbi 1 mijë kilometra të gjatë me Kinën, nuk ka konfirmuar asnjë rast me Covid-19, por ekspertët thonë se koronavirusi është i pranishëm atje. Koreja e Veriut është shteti i parë që mbylli kufijtë, në janar 2020 dhe ka vendosur masa strikte parandaluese, duke e konsideruar pandeminë çështje të mbijetesës së kombit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit