Home Bota Paralajmërimi...

Paralajmërimi i Tajvanit, Kina po bëhet gati të nisë luftën kundër ishullit

124
0

Kina po bëhet gati të nisë një luftë kundër Tajvanit. Paralajmërimi vjen nga ministri i jashtëm i ishullit Joseph Wu, një ditë pasi Pekini përfundoi stërvitjet treditore ushtarake, ku simuloi sulme të precizonit të lartë ndaj Tajvanit. Në një intervistë për CNN, shefi i diplomacisë tajvaneze, dënoi veprimet e Kinës dhe i cilësoi si të papranueshme.

Kina ka zhvilluar stërvitje ushtarake rreth Tajvanit edhe në të kaluarën, por kjo ishte hera e parë që simuloi sulme me avionë luftë, nga aeroplan mbajtëset e saj.

Pekini i nisi lojërat e luftës të shtunën, një ditë pasi Presidentja tajvaneze  Tsai Ing-Wen u rikthye nga një vizitë 10-ditore në Amerikën qendrore dhe Shtetet e Bashkuara ku u takua me kreun e Dhomës së Përfaqësueseve Kevin Mc Carthy. Pekini i cilësoi stërvitjet si parlajmërim serioz, për ato që i quajti forca separatiste te Tajvanit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit