Home Sporti Partizani kër...

Partizani kërkon fitoren e tretë, Laçi përballet me Egnatian

59
0

Kampionati shqiptar i futbollit, sot zbresin në fushë kryesuesit. Sot luhen në Ballsh dhe Laç 2 ndeshjet e radhës së javës së tretë të Kampionatit shqiptar të Futbollit. Në orën 15:00, në stadiumin “Adush Muça” do të zhvillohet sfida Bylis-Partizani.

Ballshiotët vijnë në këtë takim pas dy rezultateve pozitive, fitores ndaj Kastriotit dhe barazimin kundër Teutës, por të kuqtë e Partizanit do të kërkojnë triumfin e tretë, duel pas dy fitoreve, ndaj Egnatias dhe Laçit.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet ndeshja Laçi-Egnatia. Kurbinasit e Vukiçeviç vijnë pas një fitore dhe një humbje, respektivisht ndaj Teutës dhe Partizanit.

Rrogozhinasit e Edlir Tetovës nuk kanë marrë asnjë pikë deri tani në këtë sezon pasi janë mundur kundër dy ekipeve kryeqytetase, Partizanit dhe Tiranës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit