Home Sporti Partizani ref...

Partizani refuzon ofertën e parë të klubit të Seria A për Skukën

234
0

Ditët e fundit Hellas Verona ka paraqitur një ofertë për Xhuliano Skukën, sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe një nga pikat më të forta të skuadrës së Partizanit.

Klubi i Veronës ka vënë në pjatë rreth gjysmë milioni euro për lojtarin e lindur në vitin 1998. Drejtuesit e skuadrës së Të Kuqve, nuk kanë synim që ta shesin në këtë merkato, por në fund të sezonit.

Ata pretendojnë për një ofertë që mund të arrijë 1 milion euro për ta lënë të lirë dhe me përfshirjen e një klauzole për të fituar një përqindje në rast rishitje në të ardhmen. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit