Home Sporti Partizani rim...

Partizani rimerr kryesimin, pasi mund 2-1 Kukësin

87
0

Partizani ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Kukësit në transfertë, në javën e pestë të Kategorisë Superiore.

“Demat” gjetën golin në minutën e 14, me anë të Tedi Carës, me këtë të fundit që u godit me shishe nga tifozët verilindorë gjatë festës dhe nuk vazhdoi dot ndeshjen.

Në startin e pjesës së dytë, i sapofuturi Daci barazoi shifrat për Kukësin, por në minutën e 74’ ishte Bitri ai që gjeti rrjetën e fitores për Partizanin.

Partizani ngjitet kështu në vendin e parë të renditjes, ndërsa Kukësi vazhdon të jetë në vendin e fundit, me dy pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit