Home Aktualitet Pas 15 nëntor...

Pas 15 nëntorit, gjobë kush nuk e shet bukën me etiketë peshe dhe çmimi

49
0

Pas datës 15 nëntor, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ushtrojë kontroll për zbatimin e ligjit të informimit të konsumatorit te prodhuesit dhe njësitë tregtarë të bukës.

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave u ka kërkuar furrave të bukës vendosjen e etiketave treguese për çdo lloj buke, duke shpjeguar llojin e bukës, peshën konkrete dhe çmimin e shitjes. Etiketat duhet të vendosen në raftet poshtë çdo lloj buke.

Gjithashtu në ambientin e furrës duhet jetë dhe një listë, në formatin A4, që do të informojë klientin me çmimin e shitjes për 1 kg për çdo lloj buke .

“Subjektet e prodhimit dhe tregtimit të bukës janë të detyruara që në zbatim të neneve 7, 8, 9 të ligjit 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit” i ndryshuar të paraqesin në formë grafike (etikete) ose në formën e një liste të përgjithshme çmimin për 1 kg bukë të ço lloji që subjektet tregtojnë në çdo raft.

Subjektet në zbatim të neneve 7, 8, 9 të ligjit 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit” i ndryshuar të paraqesin në formë grafike (etikete) e cila qëndron në çdo raft, sasinë e masës së bukës në gram dhe sasinë e lekëve që kushton kjo bukë (në lekë) dhe që i korrespondon çdo copë produkti në atë raft.

Çdo subjekt është i detyruar të ketë instrument matës (peshore) të verifikuar nga DPM në ambientet ku kryhet transaksioni me konsumatorin”, thuhet në njoftimin e ISHMT dërguar shoqatës së prodhuesve të bukës.

Referuar ligjin për mbrojtjen e konsumatorit shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen nga Inspektori i inspektoratit përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut, për shkeljet e dispozitave të parashikuara në nenin 9 për treguesin e çmimit gjobë në masën 100,000 lekë dhe për shkeljet e dispozitave të parashikuara në nenet 7 për detyrimin e përgjithshëm të informimit dhe nenit 8 për etiketimin gjobë në masën 200,000 lekë.

Prej muajit mars 2022, çmimi i bukës masive vijon të jetë 100 lekë. Në periudhën 2021-2022, çmimi i bukës u rrit tre herë radhazi me një rritje totale prej 71%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të 2021, kur buka masive u tregtua 80 lekë, nga 70 lekë. Rritja e çmimit 14% u ndikua nga shtrenjtimi i miellit.

Në mesin e muajit mars 2022, çmimi i bukës shënoi sërish rritje prej 20%, duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit pas nisjes së sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Monitor

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit