Home Aktualitet Pas dosjeve, ...

Pas dosjeve, PS gjen konsensus me grupin e Alibeajt për një tjetër ndryshim ligjor

781
0

Nuk do të jetë veç bashkimi i votave për verifikimin e personave që kanë marrë më parë një certifikatë të pastërtisë së figurës, pasi mazhoranca dhe grupi i Enkelejd Alibeaj kanë arritur një tjetër konsensus. Fjala është për ndryshimin e Kodit Rrugor.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka shprehur vullnetin e shumicës për të shqyrtuar me urgjencë një projektligj të propozuar nga Alibeaj, për ndryshimin e Kodit Rrugor, duke e bashkuar nismën me një projektligj të PS, i cili ka të njëjtin objekt. Nisma e Alibeajt parashikon heqjen e postblloqeve policore nëpër rrugët e Shqipërisë, përgjysmimin e gjobave të larta etj.

Projektligji i propozuar nga Balla për ndryshimin e Kodit Rrugor konsiston në njohjen e dyfishtë të lejeve të drejtimit me Gjermaninë. Nga ana e tij, Alibeaj u shpreh dakord me bashkimin e dy nismave ligjore, ndërsa kërkoi që të procedohej me shpejtësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit