Home Rajoni Pas vizitës n...

Pas vizitës në Athinë, Albin Kurti: S’ka trazira pa organizimin e Beogradit

52
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e sheh të nevojshme parandalimin e një eskalim të ri të situatës në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Sipas tij një gjë e tillë nuk mund të ndodh nëse nuk organizohen protesta të dhunshme nga ana e Beogradit zyrtar.

“Tani duhet parandaluar rieskalimi, kur nuk ka protesta të dhunshme të organizuara nga Beogradi zyrtar, nuk ka eskalim në veriun e Kosovës. Kosova është duke e zbatuar më përpikëri marrëveshjen e arritur në Bratislavë më 10 Korrik të këtij vit”.

Ai ka thënë se për situatën në veri ka folur edhe në darkën dhe takimet që ka zhvilluar në Athinë. “Në takimet bilaterale dhe në darkën e përbashkët, po ashtu theksova se deeskalimi në katër komunat në veri është rezultat në njërën anë i arrestimit të elementeve të dhunshëm që sulmuan policinë tonë, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi”, ka deklaruar Kurti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit