Home Aktualitet PD dhe LDK?

PD dhe LDK?

67
0

Nga: Alban Daci

LDK humbi Ibrahim Rugovën, themeluesin e saj e babain e Pavarësisë së Kosovës, zëvendësoj Sejdiun e vendosi edhe Mustafën duke e zëvendësuar edhe atë me një djal të ri të shkolluar në Perëndim! Nostalgjikët filluan të aludonin fundin e kësaj force politike, sepse ishin mësuar me xhaketat e vjetra, ku një pjesë e tyre ishin pasuruar aq shumë sa nuk e njihnin as anëtarësinë e saj e as qytetarët e Kosovës. Pa kaluar shumë kohë, falë këtij djalit të ri, Lumir Abdixhiku dhe prurjeve të reja me cilësi që ai solli në parti, bëri që LDK të fitonte Komunën e Prishtinës e të rikthehej partia e parë në sistemin politik të Kosovës! Kush është filozofia?

Rotacioni i elitave, prurjet e reja dhe shkëputja nga e kalaura! Ndërsa një pjesë në PD duan një Kuvend për të rikthyer në krye të saj atë që ishte brezi i Rugovës dhe miku i tij! Pra LDK në këtë periudhë ka nderruar katër lider e ndërsa disa tek PD po luftojnë për të rikthyer të njëjtin e të vetmin që nga koha e Rugovës! Fittorja e LDK nuk ka lidhje me Soros siç duan ta lidhin të dëshpëruarit dhe nostalgjikët e PD, që nuk pranojnë progres e shpresojnë të ndalojnë kohën, por ka të bëjë me forcën për të ndërruar elitat, për të hapur PD dhe për të mbajtur lidhje të ngushta e strategjike me SHBA.

Fanatikët e PD që duan kuvend për regres nuk kanë asnjë lidhje me LDK aktuale, përkundrazi janë në kundërvënie, sepse LDK bëri rotacion elitash dhe hapi partinë dhe mbajti marrëdhënie të ngushta e strategjike me SHBA e ndërsa fanatikët e PD që duan kuvend për regres, duan ta rikthejnë PD në kohën zero me të njëjtin brez me atë Rugovës dhe po ashtu kanë zgjedhur të rreshtohen kundër vendimeve dhe interesave të SHBA-ve!

Fitorja dhe ringritja e LDK është rruga e shembulli më i mirë për të ardhmen e PD e cila duhet të pranoj progresin, ndërrimin e elitave dhe po ashtu hapjen e saj për prurje të reja që kanë energji pasione e modele inovative për të fituar, por edhe për të qeverisur! Mjafton, fitorja e Lumirit për të kuptuar se ata që besojnë në kuvend të ri të PD, na fakt nuk bëjnë gjë tjetër tjetër veçse se po duan ta kthejnë PD në kohë. zero duke refuzuar të rënë për nostalgjinë e pa shpresë ndaj të vjetrës!

Në Shqipëri për fat të keq është ngulitur qellishimit teoria komuniste, se te rinjtë nuk janë të pjekur e nuk kanë aftësi të qeverisin. Për të qenë bindës në politikën shqiptare të Tiranës është ngulitur se cilësia apo suksesi kanë të bëjnë më moshën, sa më i vjetër dhe i lodhur të jetë një lider, aq më i besuar dhe i zoti konsiderohet! Lumir është i klasës 83 dhe po dëshmon se jo vetëm din të fitoj, por me siguri din edhe të qeveris e me sukses sigurisht!

Teoria e qëllimshme komuniste e ngulitur në Tiranë se të vjetrit bëjnë për shtetar ka për të qëllim të mbaj peng riciklimin e elitave duke e monopolizuar politikën e pushtetin tek vetëm një brez, thuajse deri në përjetësi ose deri në vdekjen natyrore!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit