Home Aktualitet PD e Berishës...

PD e Berishës rinis protestat, por për herë të parë pa liderin e tyre

120
0

Të hënën demokratët e Sali Berishës do të rikthehen me protestat para Parlamentit. Në orën 16:30 anëtarët e PD do të mblidhen para godinës së seancave plenare për të protestuar kundër mazhorancës socialiste e cila sipas tyre po shkel të drejtat kushtetuese të opozitës.

Ndërkaq brenda në sallën e seancave plenare do të protestojnë deputetët e opozitës të cilët do të tentojnë sërish të bllokojnë punimet e kuvendit. Mbledhja e së hënës i dedikohet vetëm diskutimeve për problemet e qytetarëve dhe nuk janë parashikuar ligje për tu miratuar.

Pas protestës para Parlamentit demokratët do të shkojnë në rrugën pranë banesës së Sali Berishës, ku si çdo ditë në orën 18.00 zhvillohet tubimi në mbështetje të tij. Në protestat që demokratët kanë realizuar para parlamentit apo para shtëpisë së liderit të opozitës Berisha nuk kanë marrë pjesë deputetët e drejtuar nga Gazment Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit