Home Aktualitet PD-ja e Beris...

PD-ja e Berishës ”dogji” tavolinën e Bashës në Kuvend, Kadilli: Të papërgjegjshëm

40
0

Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së së Bashës, ka komentuar kaosin sot në Kuvend. I pyetur në lidhje me faktin se iu vu flaka vendit ku ulet Lulzim Basha, Kadilli tha se komentet e deputetëve janë të papërgjegjshëm.

”Nuk u ndjeva mirë kur dëgjova zërat e papërgjegjshëm të disa deputetëve aty. Nuk e mendoja këtë transformim. Nesër kur të mos jetë Berisha çfarë do t’u thonë nesër demokratëve? Berisha ka tre probleme, refuzohet nga shqiptarët 75%, 3 në 4 shqiptarë e refuzojnë. Humbi me 1 mln vota në 2013 kur ishte kryeministër.

Reportet me ndërkombëtarët e ka humbur. E treta problemet ligjore. Ka shqyer PD-në në dysh. Nuk ka asnjë ide politike, fjalitë baron i drogës janë të stërkonsumuara. Rama nuk zv me dikë që është më i vjetër se Rama. Rama zv nga shqiptarët kur shqiptarët shohin që kanë përballë dikë ndryshe nga Rama. Mes të dyve, shqiptarët zgjedhin rregullisht Ramën”,-tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit