Home Aktualitet PD publikon v...

PD publikon videon e Tom Doshit: Kam pasur ndikim në përzgjedhjen e kandidates së PS në Shkodër

104
0

Partia Demokratike përmes zëdhënëses Ina Zhupa, thotë se kandidatja e PS-së në garën e 6 marsit për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angoni mbështetet nga Tom Doshi i shpallur ”non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zhupa ka publikuar një video ku Doshi shprehet qartë në mbështetje të kandidates e PS-së.

“Çdo takim do ta bëj vetëm me mbështetësit e mi kudo. Do t’i jap suportin njerëzve që ta kuptojnë se unë mbështes kandidaten e PS. Dhe që është përzgjedh ajo e kam pas ndikimin tim se ka pas dhe të tjerë që e lakmonin atë vend por mos me dhanë ok ne, nuk ka si hyn kush në garë se nuk janë 500 vota janë 10 mijë vota”, shprehet Tom Doshi.

Sipas Zhupës, Edi Rama nuk ndahet dot nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit, duke poshtëruar socialistët shkodranë.

“A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që dhe kandidatët e tyre ta përzgjedhë Tom Doshi? A ka turp më të madh për socialistët që gjithçka në emër të tyre ta vendosë Tom Doshi? Edi Rama nuk ndahet dot nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Pa ta, ai, asnjë dite nuk do të qëndronte në pushtet. Socialistët shkodranë me 6 mars kanë mundësinë të mos e pranojnë kandidatin e Tom Doshit. Me 6 mars votoni për qytetin tuaj, votoni Me Dashni për Shkodrën, votoni Xhemal Bushatin, nr 3 në fletën e votimit”, shprehet ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit