Home Uncategorized PD: Rekordet ...

PD: Rekordet e zeza të regjimit Rama-Doshi po shkatërron rendin, ekonominë e demokracinë

8
0

Partia Demokratike duke iu referuar raportit të OKB-së për drogat, sipas të cilit Shqipëria është e para në Europë për kanabisin, deklaron se rekordet e zeza të regjimit “Rama-Doshi” po shkatërrojnë rendin, ekonominë dhe demokracinë shqiptare.

Nga foltorja e selisë blu, deputeti i zgjedhur i PD-së Ervin Salianji, deklaroi se këto rekorde të zeza janë arritjet e vetme të regjimit Rama-Doshi përgjatë këtyre viteve. Arritje që, siç tha ai, i kanë nxirë faqen Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe e kanë futur vendin tonë në një listë të zezë nga e cila fiton vetëm regjimi dhe humbasin familjet shqiptare.

“Pas medaljes së argjedtë për rryshfetin dhe korrupsionin së javës së shkuar, ku Banka Botëore dhe BERZH e renditën vendin tonë të dytin në botë, si një shtet i kapur që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve, këtë javë regjimi Rama-Doshi merr një medalje ari.  Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për drogat, Shqipëria renditet si vendi i parë i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019.

Këto rekorde të zeza janë arritjet e vetme të regjimit Rama-Doshi përgjatë këtyre viteve. Arritje që i kanë nxirë faqen Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe e kanë futur vendin tonë në një listë të zezë nga e cila fiton vetëm regjimi dhe humbasin familjet shqiptare.

Sepse modeli i ndërtuar nga Edi Rama, ai i bashkëpunimit me krimin dhe i dorëzimit të vendit në duart e ortakëve të tij, duke e lincensuar lulëzimin e kanabisit veçanërisht në periudhën zgjedhore, ka bërë që Shqipëria të jetë e para për drogën dhe korrupsionin, por e fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sikurse dëshmojnë të dhënat e publikuara pak ditë më parë nga Eurostat-i.

Prandaj shqiptarët largohen, rrugët përgjaken, familjet jetojnë në pasiguri për jetët dhe të ardhmen e tyre, sepse interesat e një pakice plaçkitësish i janë mbivendosur dhunshëm shumicës dërrmuese të qytetarëve. Prej vitesh kemi denoncuar këtë model, kemi luftuar kundër kriminalizimit të vendit dhe kanabizimit të tij, sepse e gjithmonë e kemi ditur që ky model shkatërron sigurinë dhe rendin publik, shkatërron ekonominë dhe sipërmarrjen e ndershme, shkatërron demokracinë duke manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Masakra zgjedhore e 25 prillit e dëshmoi edhe njëherë këtë!

Prandaj ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë për zhbërjen e këtij modeli, sepse jemi të bindur që asnjë shqiptar nuk pranon që vendi i tij të jetë i pari për drogën dhe korrupsionin dhe i fundit për mirëqenien që garanton për qytetarëve të tij. Bashkë me këtë shumicë, ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë”, deklaroi deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit