Home Aktualitet PD rrëzohet p...

PD rrëzohet përsëri në Kolegj, Kaso: Shans i humbur

7
0

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të mos pranuar paditë e opozitës për rezultatin dhe zgjedhjet në qarkun e Vlorës, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, e quajti një shans të humbur vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e kësaj force politike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.

Nga ana tjetër, Kaso pohoi se kjo nuk i dekurajon demokratët që të vazhdojnë të kërkojnë transparencë për sa ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit.

”Një shans i humbur që të administroheshin informacione të cilat provonin sjelljen e paligjshme të administratës, jo vetëm zgjedhore, por të gjithë administratës shtetërore, të vënë të gjithë në shërbim të pushtetit dhe të arritjes së rezultatit për Partinë Socialiste. Vendimmarrja u paracaktua jo vetëm nga vendimi i djeshëm, por edhe nga mospranimi i provave shtesë. Një shans i humbur që nuk na dekurajon për të kërkuar transparencë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit