Home Aktualitet ”PD vje...

”PD vjen me energji të reja”, Bogdani: Qeveria ”Rama 3” do ketë njerëz të lidhur me krimin

27
0

Edhe pse ka qenë në heshtje për një kohë të gjatë, anëtari i ri i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gert Bogdani e ka konsideruar një përgjegjësi dhe vlerësim mbështetjen dhe besimin që anëtarët e Këshillit Kombëtar. I pyetur për sfidat e Partisë Demokratike, Bogdani tha se janë në një periudhë reflektimi të brendshëm. Në sfidat e reja të PD-së, ai ka përmendur reformën territorial, zgjedhjet lokale si dhe nevojën për një reformë të re zgjedhore.

”Shpresoj që PD do të vijë me energji të reja me një sfidë shumë më të madhe pasi vijmë pas zgjedhjeve të 25 prillit ku vullneti i qytetarëve u deformua. jemi në një periudhë reflektimi të brendshëm dhe duhen parë sfidat e PD-së. Kufizimi i pushtetit në dorën e një njeriu të vetëm, reforma e re territoriale pasi reforma e fundit nuk është në funksion të qytetarëve, zgjedhjet lokale si dhe një reformë e re zgjedhore pasi ka nevojë për ndryshime të thella janë sfidat e radhës”,-tha për ”News 24”.

Ai e ka konsideruar një Déjà Vu qeverinë e re “Rama 3” që pritet të bëhet zyrtare ditën e enjte. Ai beson se Rama do të bëjë një kapërcim të numrave të pjesëmarrjes së grave në poste, por jo për kuota gjinore dhe për shanse të barabarta, por për të thyer një rekord të tijin.

”Një Déjà Vu e ‘Rama 1’ dhe ‘Rama 2’ ku ka njerëz që nuk i thonë jo kryeministrit. Ku njerëz të lidhur me krimin riciklohen. Do të ketë një kapërcim të numrave për gratë sepse zonjat dhe gratë janë po aq të afta dhe shanset duhet të jenë të barabarta. Por Rama nuk e bën për këtë por për të thyer një rekord të tijin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit