Home Aktualitet Pëmbytjet, ba...

Pëmbytjet, bashkia Shkodër bën bilancin: Më e prekur është Velipoja

36
0

Situata sa vjen dhe rëndohet në qarkun e Shkodrës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. 2425 hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër dhe 36 familje janë evakuuar nga vendi si pasojë e situatës së krijuar dhe rrezikut të mundshëm.

Të dhënat janë zbuluar nga raporti i Bashkisë së Shkodrës drejtuar Prefekturës dhe monitorimeve në terren që ky institucion ka bërë. Bashkia bën me dije se janë përmbytur disa njësi administrative dhe sipërfaqe bujqësore.

Njësia në gjendjen më të vështirë për shkak të ujit është Ana e Malit më 1000 Ha dhe njësia më pak e prekur nga përmbytjet është Velipoja me 155 Ha tokë, duke pasuar në Dajç 170 HA, Bërdicë 600 Ha, Guri i zi 500 HA. Nga 36 familjet e evakuuara janë 159 personat, të cilët tashmë do të duhet ta kalojnë natën jo në banesat e tyre.

Nga Guri i Zi janë evakuuar 19 familje dhe gjithashtu është numri më i lartë i familjeve të larguara në krahasim me njësitë e tjera, përkatësisht Bërdicë 12 familje , dhe lagjja n 1 ka vetëm 2 familje të evakuuara. Gjithashtu, në raportin e Bashkisë së Shkodrës bëhet me dije se 3 familje po jetojnë momentalisht në konvikt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit