Home Aktualitet Përfshihet ng...

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, plagoset vajza, dërgohet me urgjencë në spital

34
0

Një banesë është përfshirë nga zjarri në Korçë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:15 në fshatin Dishnicë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si pasojë e flakëve në banesën e shtetasit me inicialet I.B., ka marrë djegie trupore vajza e tij, shtetasja K.B, (që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), e cila ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e rrethanave të saj dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit