Home Aktualitet Përjashtimet ...

Përjashtimet nga grupi i PD-së, Artan Fuga: Akt qesharak!

75
0

Akademiku i njohur Artan Fuga ka komentuar përjashtimin nga grupi parlamentar të katër deputetëve të Partisë Demokratike, me vendim personal të Enkelejd Alibeajt. Në një lidhje Skype në News24, Fuga e cilësoi vendimin e Alibeajt qesharak. Sipas tij, është një akt antikushtetuese që ndalon opozitën për t’u shprehur.

“Unë dua të kujtoj që prej kohësh që askush të mos ketë iluzionin që deputetët e PD të bashkohen. Janë dy gjera antikushtetuese dhe përbëjnë një shkelje të rëndë për të ndaluar opozitën për tu shprehur. Diferencohen deputetët, kjo shkon në kundërshtim me kundërshtim flagrant.

Së dyti, përjashtimi nga Alibeaj ndaj këtyre deputetëve të tjerë është veprim qesharak dhe tregon sesi politika është bllokuar për të shprehur vullnetin qytetar. Që të vërtetosh që një deputet ka ushtruar dhunë, duhet të kryhet nga drejtësia. Për çdo shqiptar pavarësisht krahut politik, është në akt qesharak. Kur them që është qesharak nuk ka vlerë të them se ishte për justifikim apo jo.

Ndërmarrja e aktit nuk më shqetëson, por ajo se si mund të pranohet kjo gjë nga Kuvendi. Një deputet në bazë të Kushtetutës nuk mban përgjegjësi për aktet që bën, por si mund të pranohet. Vendimi për përjashtim është i pakonceptueshëm nga ana kushtetuese. Dhuna është kryer nga të gjithë aktorët e partisë politike, ose pranuar. Akti është qesharak”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit