Home Aktualitet Pesë të vrarë...

Pesë të vrarë në 25 ditë, dy vrasje të pazbardhura

112
0

Në 25 ditë janë vrarë pesë persona në Shqipëri, dhe rendi është nën nivelet më të dobëta, dhe frika e qytetarëve është më e lartë.

Vrasja e parë e këtij muaji ka ndodhur më katër mars, ku Kujtim Brisku humbi jetën pasi u dhunua për vdekje nga pronari i shtëpisë ku u fut për të vjedhur. 54-vjeçari kishte hyrë për të vjedhur pulat në kotecin e fqinjit, por u rrah për vdekje nga pronari.

60-vjeçarja Mimoza Paja u qëllua për vdekje të 13 mars në mbrëmje, në lokalin në Don Bosko ku punonte si banakiere, një ngjarje e cila nuk është zbardhur ende dhe autorët janë të lirë. Këtë sulm brutal në kufijtë e një sulmi terrorist policia e lidh me të shkuarën e pronarit të lokalit, i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie por që rezulton se e ka thyer.

Vetëm 14 ditë më vonë, më 27 mars ndaj selisë së Top Channel u krye një sulm terrorist ku mbeti pa jetë punonjësi i sigurisë Pal Kola. Pista e hetimit të ngjarjes ende nuk është e zbardhur dhe akoma nuk është gjetur diçka e vlefshme që të mund të çojë këtë ngjarje të paprecedentë në nivel tjetër.

Mbrëmjen e sotme, dy netë më vonë në Kavajë mbeten pa jetë dy persona pas një sherri të momentit në një lokal. Bëhet fjalë për Altin Rexhën dhe Edmond Goxhën të cilët kishin edhe precedent kriminal të mëparshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit