Home Aktualitet Peticion për ...

Peticion për kthimin e abones së përgjithshme në transportin publik

9
0

Kthimi i abones së përgjithshme, për të lëvizur me autobus në Tiranë, pas vendimit të bashkisë për ta hequr atë është synimi i peticionit që po firmoset nga qytetarët.

Organizata Politike ka ndërmarrë këtë nismë pas shqetësimit të banorëve të kryeqytetit.

“Me një abone të përgjithshme dikush mund të udhëtonte me disa linja dhe pjesëtarë të familjes merrnin secili nga një abone të përgjithshme. Ndërsa tani secili duhet të marrë minimalisht dy abone. Kjo situatë prek  kategoritë më të varfra në qytet”, u shpreh ajo.

Për dy orë sipas përfaqësuesve të Organizatës Politike kanë firmosur 500 qytetarë.

“Peticioni do të zgjasë deri në datën 20 dhe do të dorëzohet në datën 21 pranë Bashkisë Tiranë. Deri më tani janë mbledhur rreth 500 firma”, shtoi më tej një nga përfaqësueset e Organizatës Politike.

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi të heqë abonenë e përgjithshme për tre muajt e verës me arsyetimin e matjes së volumit të udhëtarëve para riorganizimit të shërbimit./abcnews.al/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit