Home Aktualitet Petrit Vasili...

Petrit Vasili: Lulzim, je vetëm një skllav i Rilindjes dhe do të përfundosh si limon i shtrydhur!

350
0

Nga Petrit Vasili

Lulzim Basha të jetë i sigurtë se nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër më në jeten e tij as të gënjejë dhe as të presë në besë Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Lulzim, tregoju demokratëve se përse nuk pranove që LSI të kishte një anëtar në komisionin hetimor për aferën e shekullit atë të incineratorëve, megjithëse LSI kërkoi dhe insistoi edhe me kërkesë zyrtare me shkrim që të merrte pjesë në komision.
Se nuk të la padroni yt Edi Rama!
Lulzim tregoju demokratëve se përse sa herë ne dilnim në konferenca shtypi për të denoncuar me emra dhe me dokumente aferën e incineratorëve, ndërsa ti dilje menjëherë paralelisht për të spostuar vëmendjen në tema të tjera dhe kurrë nuk i mbështete denoncimet e fakteve tronditëse të incineratorëve të bera nga LSI.
Lulzim ti je vetëm një skllav pa shërim i rilindjes dhe do të përfundosh si një limon i shtrydhur i saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit