Home Aktualitet Pikëpyetjet e...

Pikëpyetjet e aksidentit zinxhir te Shallvaret, pse urbani mori para 10 makina?

80
0

Një ditë pas arrestimit të drejtuesit të autobusit Agron Xhafa për shkelje të rregullave të qarkullimit, policia ka marrë dhe kartelën mjekësore të 63-vjeçarit.

Drejtuesi i mjetit 18 metra të gjatë vuan nga diabeti ndërkohë në disa video të xhiruara brenda autobusit të cilat i janë vënë në dispozicion policisë duket se si Xhafa nuk është në gjendje të drejtojë. Kjo ka ngritur pikëpyetje lidhur me shoferët, ku parashikohet se në raste të patologjive mjekët e kompanive nuk duhet të lejojnë drejtimin e autobusëve.

Një tjetër problematikë për drejtues të këtyre mjeteve është dhe pushimi që ata duhet të kryejnë. Ndonëse autobusët urbanë nuk kanë tahograf sipas detyrimeve ligjore përcaktohet se për mjetet mbi 2.5 tonë për çdo 4 orë udhëtim duhet të ketë 45 minuta pushim.

Në aksidentin e së hënës u përfshinë 10 automjete ndërsa 9 persona mbetën të plagosur. Fatmirësisht veç dëmeve material të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Në pamje shihet dhe se si një vajzë shpëton mrekullisht nga përplasja ndërsa në momentin e aksidentit një pemë ndaloi makinën e cila drejtohej për nga udhëtarja e cila priste në stacion.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit