Home Bota Piloti 33-vje...

Piloti 33-vjeçar që vrau gruan kishte lidhje paralele, rrëfehet e dashura: Më kërkoi të takoheshim 2 javë përpara krimit

480
0

Ngjarja në Glyka Nera të Greqisë, ku piloti Babis Anagnostopoulos ekzekutoi gruan e tij Caroline Crouch në sytë e foshnjës së tyre, ka marrë një tjetër kthesë.

Në emisionin “Drita në tunel” brëmjen e djeshme në Greqi është publikuar një dëshmi e re, e cila zbulon një panoramë më të gjerë të asaj që ka ndodhur.

Ish-e dashura e pilotit, ka deklaruar përpara kamerave se piloti 33-vjeçar i ka kërkuar asaj të takohen rreth 2 javë përpara se të kryente krimin e rëndë.

Gruaja ka rrëfyer se me Babis ka nisur lidhje në vitin 2015 dhe ka përfunduar në 2016. “Me Babin ka pasur vërtet një lidhje e cila ka qenë e vitit 2015 dhe ka përfunduar në qershor të 2016. Ai ishte shumë i inatosur me mua sepse mendonte se do t’i jepja fund martesës për të qenë bashkë. Nuk e kisha menduar kurrë ta bëja këtë…nga mënyra se si ai më afrohej me këmbënguljen e tij,” shprehet gruaja, duke ruajtur anonimitetin e saj.

Gruaja, e cila pas vrasjes në Glyka Nera vendosi të largohej nga Athina dhe të transferohej në një qytet tjetër në Greqi, foli për një njeri obsesiv dhe pretendon se ai bëri gjithçka për t’u ndarë nga burri i saj.

“Nga mesazhe të ndryshme duket se ai po përpiqej të më shihte. Të gjitha këto shënime të shkruara me dorë, por edhe faqe që ka shkruar i kam mbajtur në kompjuter. Dikush po i shkruante burrit tim për këtë marrëdhënie. Jam i sigurt se Babis i ka dërguar në përpjekje për të më ndarë,” thekson ajo.

Gruaja tha se i kishte bërë presion që ta takonte nga afër së fundmi para vrasjes. “Në gjashtë muajt e fundit, shënimet kishin filluar sërish. Ai kishte një obsesion që më trembte dhe përpiqesha të kisha një marrëdhënie të mirë me të nga larg për të mos inatosur. Ai kishte dërguar shënimin e fundit dy javë para se të vriste gruan e tij dhe kërkoi të takohej me mua. E di që Caroline i ka ditur të gjitha këto për një kohë të gjatë. Më tha vetë Babis”, tha ajo, duke shtuar: “Kur vuri skenën vite më parë për të më bërë të ndahesha, kuptova se nuk po shkonte mirë dhe se nuk kishte kufij. Atëherë e kuptova, por deri në atë pikë sa të bënte vrasje?” pyeti ajo e tronditur.

Ishte një mik i Babis që zbuloi se piloti kishte një lidhje paralele me një grua tjetër, ndërsa ai ishte i martuar me Caroline. “Ne e dimë se ai kishte një lidhje me një grua tjetër. Kisha parë disa gjëra që nuk i pëlqenin Babisit, si kjo me të dashurën e tij. Dmth një 30 vjeçar tani po dilte të reklamonte se ‘ja, po shkoj me atë që është e martuar dhe jam i dashuruar”, ka thënë ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit