Home Sporti Pioli: Ja si ...

Pioli: Ja si e mposhtim Spezia-n, me maturi luftojmë dhe për titull!

65
0

Milani do të ketë një sfidë jo shumë të vështirë në letër, kundër Spezias ditën e nesërme. Pioli në konferencën për shtyp në prag të kësaj transferte shpjegon se çfarë duhet për të arritur tek fitorja.

“Duhet të luajmë ndeshje serioze, me karakteristikat e Milanit, duke kërkuar të jemi skuadër që nga fillimi deri në fund. Do të hedhin në fushë formacionin më të mirë, duke ritheksuar se është i rëndësishëm ai që është në fushë që në fillim, por akoma më shumë ai që hyn gjatë lojës.

Bashkë me tifozët kemi më shumë energji, entuziazëm dhe përkrahje. Ndeshjet mund të komplikohen por me ndihmë dhe pozitivitet mund edhe të rregullohen. Jemi paraqitur mirë në shtëpi, por është vetëm fillimi. Nesër luajmë në transfertë, përballë një kundërshtari që meriton respekt.

Giroud dhe Calabria janë grumbulluar dhe janë në dispozicion të skuadrës. Po ashtu edhe Pellegri, që mund të na shërbejë. Florenzi do të mungojë në ndeshjen e nesërme. A mund ta fitojë titullin ky Milan? Lojtarët e mi thonë se duan ta fitojnë. Jemi një skuadër e re, por po rritemi dita-ditës”, përfundoi strategu i kuqezinjve, Stefano Pioli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit