Home Sporti Pioli: Nuk ka...

Pioli: Nuk kam çfarë ti them ekipit, ndaj Torinos na pret një sfidë e vështirë

56
0

Stefano Pioli është shfaqur disi i mërzitur pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Bolognës. Strategu italian është shprehur se skuadra e tij duhet të përmirësohet vetëm në finalizimin e rasteve, ndërkohë që shtoi se në duelin ndaj Torinos e pret një tjetër betejë e vështirë.

“Ka pasur mungesë cilësie në 20 metrat e fundit dhe akuzat janë të drejta. Këtë periudhë po krijojmë shumë, por po finalizojmë pak. Nuk ishim shumë në presion. Nuk kam çfarë i them skuadrës, veçse të jemi më efektiv para portës.

I pres këto vështirësi dhe i pres për të gjitha skuadrat. Kjo fundjavë duhet të ishte në favor për ne, por e kemi ulur avantazhin në vend që ta rrisnim. Do të jetë një kampionati vështirë deri në fund. Me Torinon do të jetë e vështirë, por duhet të luftojmë deri në fund sepse e meritojmë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Ne luajmë gjithmonë për të fituar. Kemi luajtur para tifozëve tanë që ishin fantastikë. Është një mundësi e humbur dhe do të përpiqemi të paraqitemi më mirë nga ndeshja e ardhshme. Sot duhet të kishim qenë më të kthjellët”.

Për paraqitjen dhe dëshirën për të fituar nuk kam kë fajësoj. Është e vërtetë që kur mbyllen kundërshtarët, bëhet e vështirë. Gjithsesi të gjitha ndeshjet janë të komplikuara. Torino do të jetë një kundërshtar i vështirë, pasi luan hapur, bën presing dhe ka ndalur Interin dhe Juventusin”, tha Pioli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit