Home Ekonomi Plakja e popu...

Plakja e popullsisë vë në rrezik skemën e pensioneve

216
0

Popullsia po plaket me ritme të shpejta në Shqipëri. Mosha mesatare e popullsisë ka arritur 38 vjeç, nga 27 që ishte në vitin 1990. Rritja e nivelit të sigurimeve shëndetësore sugjerohet nga Banka e Shqipërisë, por për këtë vit qeveria nuk e merr në konsideratë. Kjo e fundit, është në fazë analize dhe për momentin ka vend për ndërhyrje të pjesshme.

“Do të shohim mundësitë e reformimit të skemës për kategori të caktuara”, tha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të PBB-së, për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Në 2020-n, pjesa që u mbulua nga shteti, kulmoi me 238 milionë euro.

Për të balancuar humbjet, qeveria vendosi në 2015 të rritë gradualisht moshën e daljes në pension. Edhe rritja e pagës minimale apo rregullimi i rrogave të padeklaruara janë faktorë ndihmës. Sistemi publik i sigurimeve shoqërore do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura 744 deri në 792 mijë persona, dhe deri në 2025-n, do të duhen së paku 100 milionë euro shtesë për të 48 mijë vetë që do t’i shtohen brezit të tretë.

Në arkën e shtetit mungojnë 122 milionë euro kontribute të papaguara. Skema e pensioneve konsiderohet nga ekspertët si një nga rreziqet e mëdha të ekonomive botërore sot. /Euronews Albania/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit