Home Bota Plani kinez i...

Plani kinez i ”paqes” që nuk kërkon largimin e Rusisë nga Ukraina, Putin: Mund t’i japë fund luftës

198
0

Plani i paqes i Kinës për Ukrainën mund të përdoret si bazë për t’i dhënë fund luftës, tha presidenti rus, Vladimir Putin, pas takimit me homologun kinez. Putin e priti Xi Jinping të martën në Moskë për të diskutuar konfliktin dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Putin tha se plani i paqes mund të paraqitet “kur të jenë gati për të në Perëndim dhe në Kiev”. Por plani i Kinës i publikuar muajin e kaluar nuk kërkon që Rusia të largohet nga Ukraina.

I publikuar muajin e kaluar, plani 12-pikësh bën thirrje për bisedime paqeje dhe respekt për sovranitetin kombëtar. Ai dënon gjithashtu “sanksionet e njëanshme”, në atë që shihet si një kritikë e mbuluar ndaj aleatëve të Ukrainës në Perëndim.

Ukraina ka insistuar që Rusia të tërhiqet nga territori i saj si kusht për çdo bisedim. Presidenti kinez tha se qeveria e tij ishte në favor të paqes dhe dialogut dhe se Kina ishte në “anën e duhur të historisë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit