Home Sporti Po spikat te ...

Po spikat te Lorient, PSG kërkon të rikthejë gjatë verës mesfushorin Ayman Kari në ekip

159
0

Paris Saint-Germain po mendon për sezonin e ardhshëm, pasi Kylian Mbappe do të largohet me shumë mundësi te Real Madrid. Një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Ligue 1, në repartin e mesfushës është Ayman Kari, që aktivizohet te Lorient.

Mesfushori i ditëlindjes 2004, është në pronësi të PSG, teksa klubi parisien ka vendosur ta rikthejë në ekip gjatë verës. Kari është huazuar te Lorient që nga janari i vitit 2023, por vetëm se fundmi ka bindur Luis Enriquen që ta ketë në vëzhgim për sezonin e ardhshëm.

Në muajt e fundit PSG, është bindur nga aftësitë e mesfushorit që ka shënuar një gol në 10 ndeshje. Borussia Dortmund së fundmi ka shfaqur interesim për Ayman Kari, por Paris Saint-Germain ka vendosur që ta mbajë në ekip për sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit