Home Aktualitet ”Po tro...

”Po troket diktatura e mafies”, Flamur Noka: Shqiptarët po trajtohen si skll*vër

31
0

”Ta harrojë Edi Rama që me ashpërsimin e rregullores na step”,-thotë deputeti demokrat Flamur Noka në studion e Debatit në A2 CNN, pas përjashtimit nga seanca. Noka theksoi se parlamenti nuk është më legjitim. Sipas tij ai përfaqëson bandat, kriminelët e patronazhistët, por nuk përfaqëson më shqiptarët.

“Shqiptarët e shohin si është ai parlament dhe ndërkombëtarët e kanë parë dhe kanë reaguar legjitimiteti i atij parlamenti ka rënë. Ai nuk përfaqëson më shqiptarët. Opozita është aset kombëtar dhe një parlament që kërkon të godasë asetin e kombit të vet nuk është legjitim. Një parlament që kërkon të kthejnë monizmin pa opozitë, nuk përfaqëson popullin mund të përfaqëosjë bandat, kriminelët e patronazhistët por ai parlament nuk përfaqëson popullin”.

Ai tha se në këto kushte, demokratët nga dita në ditë kërkojnë përshkallëzimin e aksionit opozitar. Shqetësimi i deputetit demokrat është instalimi i një diktature të mafies, ndryshe nga ajo ideologjike dhe i vetmi parlament i shqiptarëve sipas tij është “rruga e shpresës”.

“Vota e lirë asgjësohet, rritja ekonomike del e lartë, shqiptarët të varfëruar, shpopullimi është më keq se një luftë, vjedhja është kthyer në institucionin kryesor të shtetit. Ligjet i kontrollon dhe ligjet janë zero se ligji është Maliqi. Në këtë vend demokratët kanë të drejtë të na kërkojnë ne të reagojmë. Një neodiktaturë më e rrezikshme është duke trokitur dikur kishte diktaturë ideologjike sot ka diktaturë të mafies.

Ligjet ndryshohen për interes të mafies, koncesionet, rrëmbehen prona dhe i jepen mafies, inceneratori është skenar i mafies. Ky nuk është shtet i shqiptarëve, por qeveritarëve. Shqiptarët po trajtohen si skllevër. Kemi institucionalizuar parlamentin e qytetarëve dhe Parlamenti i qytetareve është te “Rruga e shpresës”. Grupi i PD diskutoi dhe për diversifikimin e këtij aksioni se është kërkesë e shqiptarëve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit