Home Aktualitet Policia dhe I...

Policia dhe IKMT aksion te Petro Nini Luarasi, do të shembet një pallat. Përplasje me banorët

1061
0

Policia dhe IKMT kanë nisur një aksion në rrugën “Margarita Tutulani”, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, për të shembur një pallat.

Mësohet se në vendimin e gjykatës është argumentuar se ky pallat është dëmtuar gjatë tërmetit të 2019-ës.

Banorët e pallatit kanë refuzuar këtë vendim, pasi ata thonë se ka një tjetër vendim gjykate që tregon se godina e tyre nuk është e dëmtuar siç pretendon qeveria.

Banorët kanë deklaruar se nuk kanë të strehohen, në prag të festave të fundvitit dhe kanë refuzuar të lënë banesat e tyre. Ndërkohë bëhet e ditur ka pasur përplasje mes forcave të policisë dhe disa banorëve.

Policia aktualisht ka rrethuar zonën dhe thotë se kanë në dorë një vendim gjykate për të liruar pallatin pasi ai do të shembet.

Ndërkohë banorët thonë se pallati do të shembet se i ka dalë pronari.

Prej 3 javësh na kanë thënë që duhet të dilni nga shtëpitë. Kam që në 80 që jetoj këtu,. Kam një autorizim shteti. E kam çuar edhe në gjyq. Më kanë thënë që do shembet dhe do e marrë pronari thonë. Se kush është ne nuk e dimë. Pronarët nuk kanë ardhur asnjëherë të flasë me ne. Le ta marrë pronari po më jepni një shtëpi se unë nuk kam ku të rri. Ku të shkoj unë me 20 mijë lekë pension.

Ka ardhur një person që pretendonte se ishte pronar dhe më tha na merr 5 mln lekë dhe dil jashtë.

Unë nuk bindem nuk dal nga shtëpia, unë do i djeg se nuk kam ku të shkoj”,- tha një banore.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit