Mason Greenwood është kthyer të luajë futboll dhe duket se ka rigjetur shumë shpejt formën e tij, duke shkëlqyer te skuadra e Getafe, në La Liga, aty ku është i huazuar që prej fillimit të këtij sezoni.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, të tilla performanca kanë mahintur jo pak klube të mëdha, ku më të interesuarit deri pak kohë më parë ishin spanjollët e Real Madrid, Barcelona e Real Madrid, mirëpo tashmë pëlqim për 22-vjeçarin anglez kanë shfaqur edhe “Bardhezinjtë”.
Megjithatë deri më tani nuk raportohet të ketë kontakte me këto klube. Për autorin e 10 golave e 6 asistimeve, në 31 përballjet e zhvilluara skuadra torineze duket se e ke seriozisht.