Home Aktualitet Policia itali...

Policia italiane njeh Shqipërinë etnike?

291
0

Në një kohë që diskutimet për Shqipërinë etnike janë të përditshme, një sinjal vjen nga Italia. ”Guardia di Finanza italiane”, ka kryer një operacion të madh gjatë ditës së sotme duke arrestuar 16 persona për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mes të arrestuarve janë edhe 4 shqiptarë. Në një kohë që pasqyronte operacionin, në faqen e ”Guardia di Finanzas” është shfaqur edhe harta e Shqipërisë natyrale, me trojet e saj etnike.

Harta e Shqipërisë e shfaqur nga ”Guardia di Finanza” paraqet Kosovën, trojet shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut si edhe Çamerinë në një të vetme.

Mbetet për t’u parë nëse ky është qëndrimi zyrtar i Policisë së Republikës së Italisë apo është një lapsus dashamirës, edhe pse një hartë e tillë do t’i shkonte shumë kombit tonë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit