Home Aktualitet Policia me &#...

Policia me ”dorë të hekurt” në Korrik: 344 shoferë të arrestuar, mbi 1700 patenta të hequra

4
0

Shoferët në Shqipëri vijojnë që të lëvizin kundër rregullave të Kodit Rrugor. Shpejtësia deri në trefish mbi normën e lejuar, drejtim mjeti në gjendje të dehur, gara shpejtësie, shkelje semafori, përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, parakalime të rrezikshme e manovra me pasoja në rrugë, mospërdorim i rripit të sigurimit dhe i kaskës mbrojtëse janë evidentuar gjatë muajit Korrik.

Sipas njoftimit të Policisë, janë 344 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të arrestuar, nga të cilët 184 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 160 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Aksioni

Janë pezulluar 1799 leje drejtimi, nga të cilat 1123 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 424 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 252 për qarkullim në sens të kundërt etj.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 46049 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

8146 për parakalime të gabuara, 5193 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 5809 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 7702 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë dhe 4545 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

10456 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, janë ndëshkuar me masë administrative 3697 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës, si dhe 501 drejtues të tjerë mjetesh, për shkelje të semaforit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit