29 Nëntori. Presidenti Meta takon vajzën e partizanit të njohur

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas homazheve në ndër të dëshmorëve të atdheut, me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit, ka zhvilluar takime me familje të dëshmorëve dhe figurave të njohura të Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare.

Në një foto koment në Faceook, Kreu i shtetit ka postuar një foto me vajzën e partizanit Sali Verdha.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që 29 Nëntorin ta festoj me vajzën e një partizani të njohur, Lili Sali Verdhën e cila është Konsulle e Përgjithshme Nderi e Shqipërisë në Finlandë dhe bën një punë të mrekullueshme për promovimin e vendit tonë”,- shkruan Ilir Meta në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sali Verdha (1918-2009) është një figurat e njohur atë Luftës Anifashiste. Ish-studenti i shkollë teknike, “Harri Fultz’, në Tiranë është themeluesi i Çetës Antifashiste e Pezës. Ka qenë kuadër drejtues në brigadën XXII sulmuese, e cila luftoi për çlirimin e zonave të veriut, dhe vazhdoi operacionin së bashku me formacionet e tjera të ushtrisë deri në Tuz, Podgoricë e Viushegrad.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?