A është “manipuluar” CFR (numri i vdekjeve për 100 të infektuar)?!

Nga Kastriot Islami –

Në datën 16 prill në Shqipëri kishte 26 viktima nga COVID dhe pas 10 ditësh në 25 prill ka 27 viktima, pra në dhjetë ditë numri i viktimave të shtuara nga COVID-19 sipas shifrave të Edi Ramës është vetëm 1(një).

Cfarë ofrojnë statistikat shqiptare për COVID-19?

Swiss Digital Desktop Reklama

Në datën 16 prill 2020 numri i të infektuarëve ishte 518, kurse pas 10 ditësh, në datën 25 prill 2020, ky numër ka arritur 712 pra është rritur me 194 individë. Ndërkohë që numri i viktimave gjatë të njëjtës periudhë 10-ditore është rritur vetëm me 1 viktimë, pra pothuajse nuk ka ndryshuar fare…Nga data 16 prill, për 6 ditë rrjesht, deri në datën 21 prill, ndryshimi i numrit të vdekjeve ka qënë zero, në datën 22 prill 2020, shifra e vdekjeve është bërë 27 dhe prej 5 ditësh deri në datën 25 prill, kjo shifër ka mbetur përsëri e pandryshuar?! Shpresoj dhe uroj që kjo të jetë e vërtetë, por duket shumë e cuditshme të jetë e vërtetë?

Swiss Digital Mobile Reklama

***
Gjatë dhjetë ditëve të fundit, numri i të infektuarëve është rritur nga 518 në 712, matematikisht kjo do të thotë se ka një rritje prej 35 përqind të numrit të infektuarëve ndërkohë që numri i viktimave është rritur nga 26 në 27 pra me vetëm 3.8 përqind, pra dhjetë herë më pak… Kjo duket e cuditshme deri në kufijtë e të pamundurës!? Të urojmë të jetë e vërtetë!

***
Ka një parametër që quhet Case Fatality Rate (CFR) që është numri i vdekjeve për 100 të infektuar… Shqipëria në datën 16 prill e ka pasur CFR=5 që do të thotë se nga 100 të infektuar në Shqipëri kanë vdekur 5. Prej dhjetë ditësh numri të të infektuarëve është shtuar me rreth 200 dhe normalisht shifra e vdekjeve duhet të ishte rritur afërsisht me 10, sepse deri më sot s’është përdorur ndonjë medikament apo teknikë e re në trajtimin e COVID-19? Për këtë aarsye, dhe sot në datën 25 pril, numri i vdekjeve për 100 të infektuar është CFR=3,8….pra ky tregues është ulur me rreth 31 përqind, aq sa është rritur shifra e të infektuarëve?! Kjo duket e cuditshme?!

***
Si përfundim, nga të dhënat e ofruara nga Edi Rama rezulton se CFR është ulur gjatë 10 ditëve, nga 5 në 3,8, pra ky tregues është ulur me rreth 31 përqind. Kjo ulje ka ndodhur vetëm se është rritur numri i të infektuarëve me 35 përqind kurse numri i vdekjeve ka qëndruar pothuajse i pandryshuar?! Mbetet të sqarohet nëse ky perfundim është i saktë? Përse ndodh kështu? Ose të hetohet nëse me të vërtetë ka ndodhur kështu?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?