A janë himarjotët minoritarë? Deputetja e PD ngec dhe thotë…
Çështja në Himarë ka përshfirë politikën në një debat të thellë. Deputetja e Vlorës Nada Meçorapaj, e ftuar në emisionin e mëngjesit në TVSH, ka folur mbi zhvillimet në Himarë dhe prezencën e PD-së atje. Meçorapaj tha se në Himarë po prishen ndërtesa 300-vjeçare pasi nuk kanë dokumentacionin përkatës. Gazetari Enkel Demi e pyeti deputeten Meçorapaj nëse sipas mendimit të saj dhe të Partisë Demokratike himarjotët janë minoritarë grekë.
Demi: Por në parlament bëhen akuza se po prishen ndërtesat e minoriteteve. A janë himarjotët minoritarë?
Meçorapaj: Aty ka një bashkëjetesë shumë të mirë…
Demi: Bashkëjetesa është gjë tjetër. Çështja është, sipas jush a janë apo jo minoritarë?
Meçorapaj: Shteti ka të drejtën t’i mbrojë, është apo jo minoritar.
Demi: Po ç’punë ka flamuri grek aty? Nëse shkon në Kosovë dhe ngre flamurin serb të fusin në burg, apo e njëjta gjë edhe në Serbi.
Meçorapaj: Përdorimi i flamurit sjell ngacmim dhe reagim, por nuk duhet të fshihemi pas kësaj.
KOHA JONË SONDAZH

