Petrit Vasili: Rama si Ali Kimiku

Duke ju referuar një artikulli të botuar në AFP (Agjencia France Press) se droga minon Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në facebook shkruan se Kryeministri është bërë si Ali Kimiku.

”Droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit janë bërë njësh me njëri-tjetrin. Këtë e thotë e gjithë media më autoritare e botës. Po kjo qeveri sheh vetëm ERTV, njëlloj si Iraku i Sadam Huesinit, që fliste me gjuhën e Ali Kimikut ministrit të propagandës, që thoshte se Sadami po fitonte luftën ndërkohë që ushtarët çlirimtarë amerikane po e arrestonin”,-shkruan Vasili.

Me ironi, Vasili shton se AFP rrezikon që Rama ta shpall si media kazani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Petrit Vasilit:

Swiss Digital Mobile Reklama

“AFP-Agjencia France Press thotë qartë se droga po minon integrimin evropian të Shqipërisë. Droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit janë bërë njësh me njëri-tjetrin. Këtë e thotë e gjithë media më autoritare e botës. Po kjo qeveri sheh vetëm ERTV, njëlloj si Iraku i Sadam Huesinit, që fliste me gjuhën e Ali Kimikut ministrit të propagandës, që thoshte se Sadami po fitonte luftën ndërkohë që ushtarët çlirimtarë amerikane po e arrestonin. Ne e kemi Ali Kimikun tonë ai është kryeministri dhe ERTV. AFP megjithëse ka një autoritet botëror të jashtëzakonshëm po rrezikon shumë që Ali Kimiku-kryeministër i kazanit të drogës, ta shpallë edhe AFP si media kazani”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?