Anastas Angjeli: Të gjithë do të goditen nga kriza, shtresa më e prekur ajo me të ardhurat më të ulëta

Ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli thotë se kriza që ka mbërthyer ekonominë për shkak të Covid-19 nuk do të kursejë askënd. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, profesor Angjeli thekson se pjesa më e goditur nga kriza do të jetë shtresa e varfër e popullsisë.

“Kësaj krize nuk i shpëton askush. Kur them nuk i shpëton askush kam parasysh që nëse pandemisë mund ti shpëtojnë sipas statistikave të OBSH-së 30 për qind e popullisisë atëherë edhe nga pikëpamjet e tjera nuk do t’i shpëtojë po 70 përqind e popullsisë. Pra të gjithë do të goditen nga kjo krizë që po ndodh edhe ekonomikisht. Pjesa më e goditur është ajo pjesë e cila mund të konsiderohet që është shtresë me të ardhura të ulëta.”

Profesor Angjeli sqaroi në Përballë se qeveria ka marrë masat e duhura për t’i bërë ballë kësaj situate të vështirë përmes dy paketave mbështetëse. Por përse shteti nuk hedh më shumë para? “ Gjëja e parë është që duhet t’i kesh ato para, ne e dimë situatën aktuale ekonomike. Ka para, por nuk ka para të mjaftueshme. Ndërhyrjen me instrumente duhet ta shikojmë në kohë. Ne kemi vepruar deri tani, duam s’duam, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, ndërhyrja ka qënë në kohë dhe eficente. A ka qënë e mjaftueshme? Hajde ta diskutojmë këtë punë. Por nga pikëpamja e llojit të masave që ka marrë qeveria është në të njëjtën linjë me shtetet e tjera, ka zgjedhur të ndihmojë sektorët jetikë. Ka pasur gjithashtu edhe sektorët më të prekur në ekonomi. Si instrumente janë në rregull, si mundësi për të mbrojtur buxhetet e qytetarëve është në rregull. Si sasi pastaj varet nga buxhetet”,– përfundoi Angjeli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?