FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Do ndalojmë buxhetin e parave të pista

Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit të PD bëri të ditur axhendën për nesër në parlament.

“Nesër Edi Rama ka ndërmend të fusë për miratim buxhetin e pastrimit të parave të pistave që është goditje ndaj biznesit të vogël. Është buxheti i 400 milionë euro për inceratorët e mbetjeve. Qendrimi i PD ka qenë kundër pr/buxhetit. Nesër në parlament do të bëjmë transparencë totale. Do të paraqesim amendamente në Kuvend që synojnë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave duke propozuar taksën e sheshtë 9 për qind, TVSH 15%, pragu per tvsh e biznesit te vogel 12 mln leke ne vit, heqja e takses se qarkullimit qe ul cmimin e karburantit me 200 leke per liter, rritje e fondit per pagat dhe pensionet, ndihmes sociale, te perndjekurit. Rritja e pagave dhe pensioneve te mbahen ne te njejtin nivel si ne vit elektoral”,- u shpreh kreu i PD-së.

Më tej, ai deklaroi se synimet e PD janë: “Të frenojme buxhetin kriminal te pastrimit te parave te pista, te bejme gjithcka per te shkurtuar mandatin e nje qeverie qe ka lidhur fatin politik me interesat kriminale dhe te droges”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?