Basha: Rama, një autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave në distancë të kryeministrit Rama për debatin mbi mediat dhe gazetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit duke theksuar se Rama është censurues i dobët dhe shtrembëron qëndrimet e tij. Basha shkon edhe më tej duke e akuzuar kryeministrin se “Ai tani është një autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim, që sulmon gazetarët dhe mbron e promovon kriminelët.”

Deklarata e Bashës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama si një çensurues i dobët, shtrembëron qëndrimet e mia për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë sulm timin kundër gazetarëve.

Ka patur dhe do të ketë kritika për ata pronarë që nuk lejojnë gazetarët të raportojnë te vërtetën.

Nga publiçisti i dikurshëm, Edi Rama nuk ka mbetur asgjë.

Ai tani është një autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim, që sulmon gazetarët dhe mbron e promovon kriminelët.

Vreri dhe urrejtja që ai nxjerr përditë kundër gazetarëve, bën kontrast jo vetëm me pazaret dhe favoret për disa nga pronarët e medias, por në veçanti me mbrojtjen dhe kujdesin që shpreh me fjalë e me vepra për Roshët dhe Tahirët me shokë.

Krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë problemet që po e shkatërrojnë Shqipërinë.

Gazetarët që ngrenë zërin kundër tyre dhe i kërkojnë llogari kryeministrit, i shërbejnë njerëzve dhe të ardhmes së vendit.

Zëri i tyre duhet mbrojtur, zërit të tyre duhet t’i bashkojmë zërat tanë për të denoncuar dhe ndalur të keqen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?