FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha reagon pas deklaratave të Ramës: Mendjen e ka të paguajë klientët e tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në tëitter lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama në Durrës. Basha shkruan se ndërsa numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet në vend, Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë dhe ka mendjen të paguajë kleintët e tij.

“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet”,- shprhet Basha. Duke e akuzuar Ramën për koncesionet, Basha shprehet se “kryeministri Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?