FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Situata në Shkodër mund të ishte parandaluar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsërit propozimin e PD për shtimin e testimeve për Covid-19.

Në një intervistë për “Tempora” në Rtv Ora, Basha thotë se testimi është kyç për daljen nga karantina. Duke u ndalur te shtimi i shpejtë i të infektuarve në Shkodër, Basha thotë se zinxhiri i infeksionit mund të ishte parandaluar.

Testimi mbetet kryefjala. Rekomandimi kryesor, që është përmes testimit, vendet të mund të fillojnë të hartojnë një strategji të daljes nga kriza. Mund të dalim nga kjo dhomë e errët vetëm kur të hapim sytë dhe të ndezim dritat. Janë personeli shëndetësor që vuajnë të parët mungesën e testimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në radhë të parë kjo bëhet për të mbrojtur personelin shëndetësor por edhe të tjerët. Nga ngjarja e para dy ditësh në Shkodër dhe të tjera mund dhe do të ishin parandaluar nëse testimet do të ishin shtrirë dhe hetimi epidemiologjik do të ishte bërë në mënyrë të zgjuar. Me testime ne i zgjidhim sytë qeverisë dhe institucioneve të tjera që kanë për detyrë për të hartuar dhe zbatuar një strategji edhe të daljes nga kjo krizë”, tha Basha në Tempora.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?