“Bashkia e Vorës si koshere elektorale. Punëson 73 punonjës para zgjedhjeve”

Bashkia e Vorës ka vendosur që për muajt e zgjedhjeve të rrisë në mënyrë fiktive numrin e punonjësve të saj. Një dokument i kësaj bashkie tregon për lidhjen e kontratave me 73 punonjës të rinj.

Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu thotë se një vendim i tillë është në kundërshtim me ligjin dhe ka si qëllim vetëm efektet elektorale. Ai i kërkon KQZ të nis hetimin administrativ për këto shkelje.

“Me sa duket, kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, i ka shkuar deri në fund planit rilindas, për shndërrimin e bashkisë në një koshere elektorale. Në kundërshtim me ligjin, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, jo vetëm që ka shtuar 73 punonjës, por njëkohësisht i ushtron presion 473 punonjësve, me transferimin nga vendi i punës për shkak të ristrukturimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç KQZ, e cila duhet të fillojë menjëherë hetimin administrativ, i bëjmë thirrje prokurorisë për fillimin e hetimeve për veprën penale të ” Shpërdorimit të detyrës””,- deklaron Vojo Bregu në një postim në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?