FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në luftimin e koronavirusit

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë një bisede me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shprehu gatishmërinë e institucioneve evropiane për të mbështetur rajonin në trajtimin e koronavirusit. Iniciativa e një video-konference të krerëve të qeverive të rajonit me komisionerin Varhelyi, ishte e kancelarit austriak, Sebastian Kurz.
Gjatë bisedimeve, komisioneri evropian njoftoi se Komisioni Evropian po analizonte se si të lidhte rajonin me masat e marra nga BE-ja për të luftuar virusin Sars-Cov-19. “Ne po shqyrtojmë mundësitë se si të ndihmojmë rajonin në zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të pandemisë, duke përfshirë shikimin e mundësive për të riorientuar financimet përmes IPA dhe për të treguar fleksibilitet në rregullat e ndihmës shtetërore”, tha komisioneri Varhelyi në llogarinë e tij në Twitter.
IPA është instrumenti i paraanëtarësimit në Bashkimin Evropian. Marrëveshja, IPA 2018, e nënshkruar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian konsiderohet se Kosovës i siguron rreth 90 milionë euro për projekte të ndryshme. Këto fonde përdoren në reformat për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim dhe punësim. Komisioneri për Zgjerim i BE-së, gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dhe tha se tani është me rëndësi të madhe të miratohet hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mbrëmë, BE-ja konfirmoi se po shqyrtonte mënyrat për të ndihmuar vendet në rajon të luftojnë kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?